Haradinaj: Servilëve, udha e mbarë

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka folur për miqësinë e Kosovës me aleatët përendimor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka folur për raportet e Kosovës me partnerët e saj, të cilat u konsiderua se u prishën pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Haradinajt.

Ky është postimi i Haradinajt:

Miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë!. 

Të ngjashme