Haradinaj s’flet për medie para nisjes për në Hagë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 12:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj nuk ka folur për medie para nisjes për në Hagë ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj të hënë ka dorëzuar edhe zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e të parit të Qeverisë. Kurse për dorëheqjen ka njoftuar gjatë mbledhjes së Qeverisë të premten.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Haradinaj po ashtu në vitin 2005, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

Të ngjashme