Haradinaj: S’guxojmë me dhënë datë për vizat, po na kritikojnë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 18:08 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se ai nuk ka guxim të flasë për një datë se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave. Sipas tij, me këto deklarata po kritikohet Kosova, raporton Ekonomia Online.

“Po punojmë që me ndodhë s’mujmë me garantu edhe s’guxojmë me dhanë data se po na kritikojnë. Me të drejtë e ka Igori, sot kishim vizitorë të rëndësishëm prej Berlinit, mendoj që nuk do të shkoj gjatë si temë. Kemi nevojë për një vend sponzorizues me muajt me marr Berlini me ju shpjegua qeverive të tjera për rëndësinë e liberalizimit të vizave”, tha Haradinaj.

Sa i përket të pagjeturve, Haradinaj tha se skema e tyre do të trajtohet me një Ligj.

“Është një skemë që i trajtoj si kategori me ligj, por është një ligj u mangët. E vetmja kategori që kanë mbetë janë të pagjeturit por edhe martirët, por spo guxoje me dhonë detaje tash”, tha ai.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri pas akademisë përkujtimore në nderim të masakrës së Lybeniqit.

Të ngjashme