Haradinaj: S’guxon askush më të marrë vendime individual, Sefaj e Gashi nuk më besuan

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 11:51 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë pas mbledhjes së Këshillin e Sigurisë së Kosovës, se nuk ka qenë i informuar për arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj u shpreh i bindur se s’guxon askush të marrë vendime individual në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Mos shkoni kësaj rruge më, nuk do të tolerojmë një situatë të tillë. Nëse ka përgjegjësi të tjera do të zbatohen. S’guxon askush më të marrë vendime individual”.

Kreu i ekzekutivit tha drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj kanë qenë të informuar për aksionin e së enjtes, që për të cilën nuk është njoftuar edhe ai.

Madje ai tha se Sefaj ka pas informacion prej të premtes së javës së kaluar.

“Dy vartësit e mijë e kanë humb besimin nuk më kanë besuar nuk më kanë informuar për këtë arsyeje edhe i kam shkarkuar. Flamurin e kam takuar disa herë. Kanë humbur besimin tim se nuk më kanë njoftuar për atë çka ka ndodhur, prandaj ata të dy kanë shkuar në shtëpi”.

Haradinaj beson se edhe Presidenti do të pranojë shkarkimin e Shefit të AKI-së.

“Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet i përbashkët, procedura e shkrimit nuk e kom kshyr qysh asht, po ai nuk më ka besuar mua. Presidenti jem edhe mendimin e tij, e jam i bindur që ai të jap mendim. Emërimi do të bëhet i përbashkët”.

“Kjo nuk lidhet me punën që ai ka bërë në AKI që ka përgjegjësi ligjore, por ka humbur besimin s;mund ta vazhdojë bashkëpunimin”.

Haradinaj u shpreh se hetimin e parë që e ka bërë, menjëherë pas kësaj ndodhie, ka kërkuar informacione të detajuar nga drejtori i AKI-së Driton Gashi, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës,  Shpend Maxhuni.

Kurse tash tha se po kërkon hetim dhe raportim për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.

“Kam kërkuar hetim dhe raportim me shkrim për ndalimin, revokimin e lejeve dhe deportimin e fshehtë të gjashtë turqve nga Kosova”.

Sipas tij, gjendja e sigurisë është e qetë, por që janë shkelur të drejtat e njeriut, raporton EO.

Të premten krerët e shtetit u mblodhën në një restorant në periferi të Prishtinës. Takimi i pari e lëshoi presidenti Hashim Thaçi. Ai nuk ishte i gatshëm të flas për media.

Pas takimit kreu i Kuvendit Kadri Veseli tha se deportimi i 6 shtetasve turq ishte gabim. Sipas tij, nuk do të ndodhin kurrë gjëra të tilla në shtetin e Kosovës.

As Begjet Pacolli e Agim Bahtiri që ishin në takim nuk folën për media kur u pyetën a do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj, pas shkarkimit të ministrit Flamur Sefaj që vije nga AKR.

Udhëheqësit e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë theksuar se nuk kanë pasur informacione për aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin dhe dëbimin e qytetarëve turq.

Haradinaj, të premten, ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

Të enjten gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gylistani dhe një mjek turk në Kosovë u arrestuan e deportun për në Truqi.

Të ngjashme