Haradinaj: Shkelje flagrante e rregullores së punës nga kryesuesi i seancës  

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 14:56 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë e seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte krejtësisht jashtë rregullores së punës, e cila u jep të drejtë deputetëve që t’iu drejtohen qeveritarëve për temat e caktuara që janë brenga të qytetarëve.

Në reagimin e tij thuhet se kryesuesi komentonte pyetjet e deputetëve drejtuar qeveritarëve në mënyrë që të kalojë koha e përgjigjes.

Reagimi i tij i plotë:

“Në pamundësi që t’iu drejtohen pyetjet, pasi që kryesuesi pothuajse në çdo pyetje drejtuar qeveritarëve i komentonte dhe konsumonte kohën për pyetje parlamentare që ishin të shumta e që për korrektësi dëshiroj që opinioni t’i di:

Pyetje për ministrin e Arsimit:

Pse nuk respektohen rregullat për sistemimin studentëve rreth banimit ( konvikte) ku kjo situatë po i dëmton shumë studentët që janë nga periferia e Kosovës?

Pyetja e dytë:

Për ministrin e FSK:

Pyetja kishte të bënte për shpenzimet e buxhetit të FSK dhe për buxhetin e vitit që vjen.

Ndërsa kolegët  e grupit i kishin temat e ndryshme, si shtrenjtimi i rrymës, sekretaria e komisionit për kategoritë e luftës që nuk ka punuar që nga maji i këtij viti.

Gjendja në shëndetësi dhe problemet me barna dhe ngrohje.

Rreth mungesës së interesimit të qeverisë për rregullimin e urës së Rakovinës etj.

E tëra kjo bëri që të bojkotojmë seancën, e cila vazhdoi të diskutojë me dhjetëra ligje e ku prezencë të deputetëve nuk kishte (nuk kishte kuorum).

Por, koalicioni qeverisës duhet ta kuptojë që kjo legjislaturë as për së afërmi nuk është në krye të detyrës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme