Haradinaj shkon për ngushëllime te Dardan Gashi

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në familjen e zv. kryeministrit Dardan Gashi, për të shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut dhe rilindasit Skënder Gashi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Europën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Vizitë ngushëlluese në familjen e Zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut dhe rilindasit Skënder Gashi.

Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Europën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar.

I dashur Skënder, do të jetosh me ne, në dimensionet e veprës tuaj të çmuar!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme