Haradinaj shpalos Programin e Aleancës: Zenun Elezaj kryetari që bashkoi dhe ndryshoi Klinën

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Klinë, ku me këtë rast është bërë promovimi i Programit Zgjedhor, i kandidatit për kryetar komune Zenun Elezaj dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Ai tha se Klina është një vend mjaft specifik e cila bashkon vlera të veçanta.

“Nga do që shkojmë në Kosovë, e ndjejmë veten të atij vend. Por Klina është një komunë mjaft specifike, e cila bashkon vlera dhe ato thëniet që ne me mburrje i themi, ‘Kem Bajram dhe Pashkë, po shqiptarinë e kemi bashkë’. Klina këtë thënie e përfaqëson më së miri”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar kryetarin Zenun Elezaj për punën e tij si dhe kandidatët për asamble në Kuvendin e Komunës.

“Qeverisja në Klinë do të ngritet në një nivel edhe më të lartë. Të gjithë do të jemi të bindur që do të na përfaqësojë një kryetar me vlera njerëzore si dhe me vlera profesionale intelektuale, ku do të di të menaxhojë çdo situatë pa e harruar asnjë banor të Klinës, pa dallim, por edhe një shqiptar i mirë, që ruan interesin nacional”, tha mes tjerash Haradinaj.

Të ngjashme