Haradinaj shpalos programin qeverisës para qytetarëve

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

I kandiduari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është duke zhvilluar takim me qytetarët e Prishtinës, para të cilëve po shpalosë programin e tij qeverisës.

Veç qytetarëve dhe simpatizantëve, aty po marrin pjesë edhe disa nga kandidatët për deputetë nga ky koalicion.

Kujtojmë se Haradinaj gjatë së dielës ishte takuar edhe me qytetarë të Deçanit, ndërsa pas organizimit në hotelin Grand, do të shkojë në tubim me qytetarë në Barilevë të Prishtinës si dhe në mbrëmje pritet të qëndrojë në Koshare të Ferizajt.

Të ngjashme