Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Preniqit

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 12:11 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shpreh ngushëllime familjes Preniqi, për vdekjen e Adem Preniqit, kryesues i Kuvendit Komunal në Obiliq.

Haradinaj ka thënë se Preniqi ishte një akvitisit i “pandalur” dhe vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë.

“Me dhembje mora lajmin për vdekjen e Adem Preniqit, kryesues i Kuvendit Komunal në Obiliq, një njeriu të urtë dhe punëtori të palodhshëm. Ishte aktivist i pandalur në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.Vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku veproi. U shpreh ngushëllime më të dashurve të tij dhe e ndaj pikëllimin me ta. Le të krenohen me Ademin! I qoftë i lehtë dheu i Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme