Haradinaj shprehet i bindur se PAN-i i ka numrat për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 11:03 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se më 3 gusht do të formohen institucionet e reja dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë.

Haradinaj pas procedurave të regjistrimit në Kuvendin e Kosovës, ka uruar deputetët e rinj, duke thënë se ka qenë një ditë e gjatë deri tek ky moment, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat, Haradinaj është përgjigjur se Kuvendi i ka 120 deputetë dhe se secili ka të drejtë të votojë.

“Nuk po ju kuptoj për çfarë numrash e keni fjalën. Kuvendi i ka 120 deputetë dhe secili ka të drejtë të votojë”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme