Haradinaj: Shpresojmë të marrim lajmin e mirë për vizat para Krishtlindjeve

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 10:13 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule ta shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, raporton Ekonomia Online.

“Në ditëlindjen e presidentit historik, presidentit të parë bana një gjest të nderimit pran shtatores këtu. Respekti për presidentin historik Ibrahim e nderon Kosovën na nderon gjithë neve”.

Haradinaj edhe një herë ka thënë se shpreson që kosovarët të marrin lajmin se mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen para Krishtlindjeve.

“Javën e kaluar e patëm një delegacion gjerman port vlerësim të situatës dhe shpresoj që do të marrim lajmin e mirë për vizat para Krishtlindjeve”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme