Haradinaj sipërmarrësve të Pejës u premton lehtësira ligjore për të bërë biznes

Pejë | 01 Tet 2017 | 15:47 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës u ka premtuar sipërmarrësve të Pejës infrastrukturë dhe ndihmë për një ambient të mirë të biznesit.

“Ne do të rregullojmë infrastrukturën në Pejë për ujë kanalizim të vilat do të përfundojnë në 2019. Të gjithë të rinjtë qe kanë ide për biznes ne do të mundësojmë  një zyre të konsulencës dhe projekteve dhe në qoftëse ata kanë një program të mirë atëherë komuna do të ndaj për ta 5 mijë euro për fillimin e biznesit.”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj zejtarëve të Pejës iu premtoi 100 euro çdo muaj.

“Çdo pronë që e ka komuna do ta jep për zhvillim dhe për ndërtimin e banesave speciale në mënyrë që s do të lejojmë që qytetarët tanë të jetojnë pa kulm mbi kokë. Për çdo ditë po na zvogëlohet numri i zejtarëve. Neve po na zhdukën xehet dhe ne për zejtarët do të japim 100 euro çdo muaj sepse ato tregojnë një trashëgimi dhe për këtë arsye do ti ruajmë”, tha Haradinaj, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka përmendur edhe problemin e parkingjeve në qytet,  zhvillimin e turizmit dhe ekonominë familjare.

“Do të zgjidhim problemeve të parkingjeve e sidomos në çarshi. Të rëndësishme i kemi edhe bukuritë natyrore. Ne Rugovën do ta pastrojmë dhe urbanizojmë dhe do ta bëjmë qendër të agro-turizmit dhe biznesit. Podgurin dhe Radavcin gjithashtu ku do të krijojmë staza të ecjes. Politika jonë është që ekonomitë familjare të vetë-pasurohen sepse me ekonomi të fortë familjarëve një shtet është i fort” , theksoi Ramush Haradinaj.

Gjithashtu  Haradinaj tha se duhet ti japim shumë rëndësi prodhuesit vendorë në mënyrë paranë ta mbajmë brenda shtetit.

“Ne do të bëjmë lehtësira në qasje në financa dhe lehtësira ligjore. Nuk është që nuk janë bërë lehtësira por nuk po arrin tek njeriu dhe unë mendoj qe jemi afër për të arritur te qytetari pasi që qeveria e tanishme është vepruese dhe mendoj që këtu do të jetë çelësi i suksesit si Kosovë”,theksoi ai.

Me fitoren e Fatmirit kishim me qenë bashkë në projektet tuaja, përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme