Haradinaj: S’ka fond të posaçëm për Mitrovicën, zor të kuptohet ideja e Bahtirit për bashkim

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 15:11 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim bizneset nga Mitrovica. Kreu i Qeverisë tha se ata u takuan për të folur për rreth zhvillimeve ekonomike, sipas tij, problematike është që nuk ka një fond të posaçëm për Mitrovicën, raporton Ekonomia Online.

“Të gjithë ishim me respekt në një takim pune për zhvillimet ekonomike. Është një gjendje specifike padi që është një qytet i ndamë. Ne s’kemi një fond të posaçëm për Mitrovicën vet. Shpresojmë që të kemi një fond të posaçëm për Mitrovicën”, tha Haradinaj.

Madje Haradinaj, nuk e priti mirë as idenë e Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës.

“Zor me kuptu idenë e Agim Bahitirit, por kjo situatë politike ka bërë që të krijohen dy komuna”, shtoi Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit tha se pas aprovimit të statutit të Trepçës, pjesa administrative pritet të përfundojë shumë shpejtë.

“Statuti është i aprovuar tash është pjesa administrative dhe mund të ndodhë më dy tre ditë dhe në një javë ajo që është risi është që minatorët nuk janë vetëm punëtorë por edhe pronarë të Trepçës”, tha Haradinaj, raporton EO.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj flet pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica.

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, February 28, 2019

Të ngjashme