Haradinaj s’ka informacione çka u bisedua në Bruksel, thotë se s’ka zhvillime për AKS-në

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 11:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka asnjë informacion se për çfarë temash është biseduar në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj, gjatë aksionit të pastrimit të Parku i Gërmisë, shtoi se takimi mes dy krerëve të shteteve po zhvillohen në kuadër të dialogut, por që ka siguruar se ai nuk i di detajet e takimit.

“Nuk kam asnjë informatë me beson çka ka ndodhur atje. Janë takimi që po vazhdojnë mes dy presidentëve. Nuk di detaje çka ka ndodhur atje, ju siguroj”.

Pas takimit të enjten presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se pala serbe kishte përdorur diskurs të ashpër në këtë takim, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq kërcënoi me mosvazhdim të dialogut nëse Kosova nuk e heq taksën doganore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ndërsa sa i përket draft-statuti të asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se nuk ka ndryshuar asgjë qe tre muaj, kur ka përfunduar afati i caktuar nga BE-ja për dorëzimin e draftit nga ekipi menaxhues, raporton EO.

“Nuk ka ndryshim nga ato që i kam thanë qe tre muaj e tutje nuk ka asnjë ndryshim. Nuk ka ndodhur asgjë me draft status. Qe tre muaj çka kam thënë është e njëjta”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”

Gepostet von EkonomiaOnline am Samstag, 10. November 2018

LEXONI EDHE:

Haradinaj-Ahmetit: Hiqe bërllokun, qytetarët të mosvotojnë të papërgjegjshmit

Të ngjashme