Haradinaj: S’ka logjikë që Qeveria e Kosovës t’i mbulojë shpenzimet në veri

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 14:19 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në përfundim të Interpelancës për ndarjen e mjeteve financiare prej 1 milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike në veri, tha se nuk ka logjikë që Qeveria e Kosovës të mbulojë shpenzimet në veri.

“Nuk ka logjikë qeveria e vendit me nda para për me i mbulu shpenzimet në veri, nëse Qeveria mendon me vazhdu kështu nuk bën, duhet të ndalet kjo praktikë”.

“Në rekomandime ju kisha lut mos e operoni në frymën jo vetëm që të krijoni obligime shtesë, t’i kërkohet Qeverisë të zbatohet kjo marrëveshje nëse ekziston, ose të zbatojë drejt në veri e mos krijoni obligime që nuk përputhen me realitetin si vend. Mos me shku fare në improvizime si ky që ka ndodh vendimi i qeverisë për me nda këtë shumë”.

Mimoza Kusari-Lila, në emër të propozuesit, pyeti kryeministrin se cili është mekanizmi i qeverisë për ta ndalur praktikën e pagesës së shpenzimeve, raporton EO.

“Kryeministër, qeveria ka pagu rrymë në veri, kanë pagu qytetarët. Cili është mekanizmi i qeverisë me ndalë këtë praktikë. Vendimet e qeverisë duhet me reflektu në zgjidhje të situatës”.

“Rezoluta të përmbajë:

– Të obligohet Qeveria e Kosovës që në afat prej 1 muaji të vijë me zgjidhje për situatën e krijuar përfshirë këto: a. Planin e kompenzimit të humbjeve të KOSTT-it të shkaktuara nga udhëzimi i ZRRE-së për furnizim të rrymës në veri, b. të llogarisë vlerën totale të pagesave për rrymën në veri dhe të kalkulojë krhimin e vlerës së papaguar për këta konsumatorë;

– Të ndalen inkasimet ilegale për rrymën e faturuar në veri;

– Domosdoshmërisht të kushtëzohet vazhdimësia e dialogut me zbatimin e marrëveshjes për energjinë duke e krijuar një task forcë të përbërë nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe përfaqësues të Autoriteteve të Përfshira në cështje KOSTT, ZRRE dhe ARBK, dhe të koordinohehn veprimet për dialog për të nxjerr KOSTT-in nga situata aktuale;

– Në procesin e dialogut Kosovë-Serbi të mos pranohet asnjë ndryshim i marrëveshjes për energji të nënshkruar me 8 shtator 2013;

– Të mbulohen shpenzimet e KOSTT nga tërheqja e rrymës nga interkoneksioni nga fondi i veriut. Qeveria obligohet të merr një vendim në raport me pagesën për borxhet e KOSTT”.

Të ngjashme