Haradinaj s’komenton deklaratat e homologes serbe se kosovarët janë njerëz të malit

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 13:03 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj është pyetur nga mediet për deklaratat e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, por ai nuk ka dashur të komentojë këto deklarata, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kam koment”, iu është përgjigjur kryeministri medieve.

Ana Bërnabiq, tha se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”.

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.

Për deklaratat e Bërnabiqit gjatë ditës ka pasur reagime të shumta nga krerët e institucioneve në Kosovë. MPJ ka thënë se s’do t’i lejojë hyrjen në Kosovë Bërnabiqit teksa vazhdon me gjuhë të tillë.

Bërnabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi.

Të ngjashme