Haradinaj: S’mund të presim më për formimin e ushtrisë, transformimi do të bëhet edhe me ligj

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 13:31 | Nga Mehemet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse ushtria nuk formohet përmes ndryshimeve kushtetuese, ajo do të bëhet përmes ligjit.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë në konferencën për medie pas takimit prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Haradinaj shtoi se në takim u ka thënë pjesëmarrësve se ka ardhur koha që Kosova të veprojë me formimin e ushtrisë, sepse nuk mund të presë më, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se ecja me ushtrinë e Kosovës të kuptohet drejt si kontribuon për rritje të sigurisë.

Ai shtoi se në takim u tha ndërkombëtarëve  se me transformimin e FSK-së askush nuk humb, as në Kosovë as në rajon, përkundrazi partnerët fitojnë shume, fitojnë partner kredibil.

“FSK-ja pastaj Qeveria, Presidenca, jemi në punë e sipër me shpjegua të vërtetën se FSK është forcë multi-etnike, sepse aty shërbejnë serbët edhe të veriut. Kam pasur nderin të ndaj certifikata për serbët e veriut. Për të marrë për votat janë plotësuar, por është vendim politik. Duhet të vendosim për mënyrën e ecjes përpara, Kosova është e gatshme nga një absorbues i sigurisë të kthehet në kontribuues të sigurisë përmes transformimit të FSK-së në ushtri”.

“Ky transformim nuk nënkupton marrje të detyrave të KFOR-it, është mandat i NATO-s, e respektojmë, ushtria ia lehtëson jetën KFOR-it në Kosovë. Ne duhet të veprojnë një ditë, s’mund të presim pa kufi. Kisha nderin në konferencë të ju shpjegoj që ka ardhur koha të veprojmë. Janë dy mënyra që do të ndodh transformimi. Ambasada e Amerikës ka ndihmuar në marrëdhëniet ndëretnike në kuadër të FSK-së. Marrja e votës është proces politik”.

“Nëse jo përmes bazës kushtetuese, përmes bazës ligjore do të ndodh transformimi. Delawie është shumë aktiv në çdo aspekt të rritjes së besimit në FSK. 11 për qind e pjesëtarë të FSK-së janë nga komunitetet, ka serbë. Ka kaluar një kohë, nuk precizojmë, është koha të ecim përpara. Arsyeja pse kemi zhvilluar dialog intenziv me ndërkombëtarët është që ecja me ushtrinë e Kosovës të kuptohet drejt si kontribut për rritje të sigurisë. Qëndrimi im final ishte se me transformonin e FSK-së askush nuk humb, as në Kosovë e as në rajon, partnerët fitojnë shumë, fitojnë një partner kredibil”.

 

 

Të ngjashme