Haradinaj Stublla bisedoi me homologun nga Islanda

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të enjten zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Islandës, Gudlaugur Thór Thórdarson.

Ministrja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen për mbështjetjen e Islandës ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“E falënderova z.Thórdarson për bashkëpunimin e Islandës në fushën e sigurisë përmes KFOR-it, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Ministrja Haradinaj Stublla, të enjten paradite zhvilloi bisedë telefonike edhe me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu, i cili i premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme