Haradinaj-Stublla bisedon me Pandeli Majkon për mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës në Kosovë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla sot ka biseduar me Ministrin e Shtetit për Diasporë në Shqipëri, Pandeli Majkon.

Ata biseduan për mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës në Kosovë, nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Diasporës dhe të dy Ministrive tona.

“Është gjithmonë ndjenjë e veçantë kur shtetet tona koordinohen dhe veprojnë si një komb që ka për çka të krenohet dhe për çka të aspirojë. E falënderova Ministrin njëherësh për të gjithë kontributin e tij për Kosovën në të gjitha funksionet që ka patur”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Pata një telefonatë vëllazërore me Ministrin e Shtetit për Disaporë në Shqipëri, Pandeli Majko.Është gjithmonë ndjenjë…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Donnerstag, 6. August 2020

Të ngjashme