Haradinaj-Stublla dakordohet me homologun nga Omani për rritjen e bashkëpunimit

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ministrja Haradinaj Stublla bisedoi me homologun AlBusaidi, theksohet nevoja për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Omanit

Në vazhdën e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, MelizaHaradinajStublla, ka zhvilluar të hënën video konferecën e radhës me homologun e saj të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood AlBusaidi.

“Kisha një video konferencë produktive me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood AlBusaidi. Me Ministrin AlBusaidi diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Omanit, vend me të cilin gëzojmë mbështetje konstruktive për proceset ndërkombëtare të Kosovës”, tha Haradinaj- Stublla.

Përkundër se Republika e Kosovës dhe Omani nuk kanë të vendosura ende marrëdhënie dipolomatike, kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se është dakorduar me homologun e saj për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, në përfaqësimin e interesave të popujve të të dyja vendeve.

Me këtë rast Ministrja Haradinaj-Stublla e ka njoftuar Ministrin AlBusaidi edhe me arritjen e Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik, që për Republikën e Kosovës është një hap përpara për garantimin e paqes dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme