Haradinaj-Stublla dënon sulmin vandal ndaj Konsullatës në Danimarkë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës.

Sipas saj, asnjë sulm nuk do ta pengojë Kosovën dhe diplomatët e saj nëpër botë

Postimi i plotë:

Dënoj ashpër sulmin vandal ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës.
Besojmë fuqishëm që autoritetet e kontaktuara daneze do t’i vendosin sa më shpejtë para drejtësisë akterët e këtij akti të dënueshëm dhe të papranueshëm.

Asnjë sulm nuk do ta pengojë Kosovën dhe diplomatët e saj nëpër botë, që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, duke avancuar interesin e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Konsullata e Kosovës në Kopenhagë e ka vendosur menjëherë flamurin e Republikës lartë në shtizë, aty ku edhe e ka vendin.

Të ngjashme