Haradinaj-Stublla dhe ambasadorja e Holandës diskutuan për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar sot Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

“Pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë. E sigurova Lobbezoopër gatishmërinë e plotë të Kosovës për të avancuar marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme në një nivel bashkëpunimi më të lartë, specifikisht në fushat e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë në mënyrë që të finalizojmë suksesshëm procesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Përveç kësaj, kryediplomatja Haradinaj-Stublla dhe ambasadorja Lobbezoo në vazhdimësi të diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së fundit në Holandë, kanë diskutuar edhe për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme