Haradinaj–Stublla dhe Dumoshi zotohen për dinamizim të diplomacisë publike dhe kulturore

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. MelizaHaradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një takim pune me ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj Vlora Dumoshi.

Haradinaj – Stublla dhe Dumoshi u dakorduan për dinamizim dhe koordinim më të ngushtë në mes MPJD-së dhe MKRS-së në sferën e diplomacisë publike dhe kulturore.

Në takimin dy palësh, kryediplomatja  Haradinaj- Stublla dhe ministrja Dumoshi u pajtuan plotësisht për angazhim institucional për anëtarësimin e Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës – Eurimages, si dhe për mbështetjen dhe promovimin e artit dhe kulturës drejt piedestaleve botërore.

Të ngjashme