Haradinaj-Stublla falënderon Austrinë për pranimin e pacientëve të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka falënderuar Austrinë për gatishmërinë që t’i pranojë pacientët në gjendje të rëndë mjekësore për trajtim.

Haradinaj-Stublla falënderimin e ka shprehur me anë të ‘Twitter’-it, teksa ka thënë se Austria si gjithmonë, edhe kësaj radhe iu doli krah qytetarëve të Kosovës.

“Si gjithmonë, Austria iu doli në krah qytetarëve të Kosovës. Mirënjohëse@, shkroi kryediplomatja në ‘Twitter’.

Përgjatë pasdites së të shtunës, Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka njoftuar për dërgimin e tetë pacientëve të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj për trajtim mjekësor në shtetin e Austrisë.

“E falënderoj ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, të cilët me përkushtim të madh, kanë kontribuar që të gjendet mundësia dhe përkrahja që sa më parë të nisen dy qytetarët e lënduar për trajtim”, deklaronte ndër të tjera ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme