Haradinaj-Stublla falënderon KFOR-in për angazhimin në ofrimin e sigurisë në Kosovë

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, u takua sot me komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Franco Federici.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Komandanti Federici diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, me theks të veçantë situatën e sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan bashkërisht si të qetë dhe të qëndrueshme.

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi KFOR-in për punën dhe përkushtimin e palodhur të ushtarëve për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes në vend që prej përfundimit të luftës, tash e 21 vite.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Komandanti Federici theksuan bashkërisht
rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Në referencë të motos së Komandës së KFOR “As One We Progress”; [AL: “Si një, ne përparojmë”], Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Komandanti i KFOR u dakorduan se kjo moto duhet të udhëheqë edhe bashkëpunimin në të ardhmen midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme