Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Suedia të intensifikojnë bashkëpunimin

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të martën ka zhvilluar një videokonferencë me ambasadoren e Suedisë në Prishtinë, Karin Hernmarck Ahliny.

Me këtë rast, Ministrja Haradinaj – Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për Suedinë dhe rolin që ky shtet mik ka treguar në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. 

“Përveç bisedimeve për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, theksuam nevojën e thellimit dhe të intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, në të gjitha dimensionet”, tha kryediplomatja e Kosovës, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme