Haradinaj-Stublla: Kosova e fortë vetëm me Ramushin President dhe Komandant të Ushtrisë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se ka ardhur koha që Kosova të ketë president të dinjitetshëm siç është kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj-Stublla ka thënë se ka ardhur koha që Ramushi Haradinaj të jetë komandant i ushtrisë së Kosovës.

“Ka ardhur koha që Kosova të ketë President të dinjitetshëm, që unifikon faktorin politik në tema nacionale e strategjike, para së gjithash përballë Serbisë! Ka ardhur koha që Kosova të ketë President të besueshëm për ne, e të papërshtatshëm për kundërshtarët e Kosovës. Ka ardhur koha për Ramush Haradinajn President i Republikës së Kosovës dhe Komandant i Ushtrisë së saj, si e vetmja garancë për një Kosovë të fortë e të qëndrueshme për sot e nesër”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme