Haradinaj–Stublla: Kosova e përkushtuar që të avancojë partneritetin me Finlandën

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. MelizaHaradinaj – Stublla, në kuadër të takimeve virtuale ka zhvilluar sot një video konferencë me ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall.

KryediplomatjaHaradinaj – Stublla, me këtë rast ka falënderuar ambasadoren e Finlandës për kontributin e vazhdueshëm që shteti i saj e ka dhënë nështet ndërtimin e Kosovës.

“Finlandaështëndërvendet e para që e kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës, duke vazhduar me mbështetjen ështe ndërtim dhe proceset integruese evropiane. Pata kënaqësinë, që sot t’i shpreh falënderimin e përzemërt ambasadores së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall duke shpreh përkushtimin e palëkundur që partneriteti ynë, të avancojë në fusha me interes të dyanshëm”, ka thënë ministrja Haradinaj – Stublla.

Të ngjashme