Haradinaj-Stublla: Kosova është e gatshme drejt integrimit në NATO

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar me përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në NATO, Kay Bailey Hutchinson.

Me këtë të fundit, kryediplomatja thotë se ka biseduar për integrimin e Kosovës në NATO.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO.

Statusi i plotë i saj:

Ishte nder i veçantë të takoj Përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, znj.Kay Bailey Hutchinson.

Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe të ShBA-ve që ka dhënë në të gjitha proceset për Kosovën si dhe përkrahjen e vazhdueshme për avancimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s.

Kosova është e gatshme për të ecur para drejt integrimit të plotë në NATO dhe këtë rrugëtim do ta bëjmë me punë, angazhim e koordinim të plotë me aleatin tonë të përhershëm – ShBA-të.

Kosova, anëtare e NATO-s është më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike.

Të ngjashme