Haradinaj – Stublla: Kroacia me rol kyç dhe strategjik për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një video konferencë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Derisa ka rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve bileterale ndërmjet dy shteteve, ministrja Haradinaj -Stublla ka vlerësuar se Republika e Kosovës është me fat që në procese të rëndësishme e ka pasur gjithmonë në krah shtetin kroat. Ndërsa ka shtuar se “mbështetja e Kroacisë ka rol kyç dhe strategjik në të ardhmen Euro-Atlantike dhe është dëshmi se e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë”.

Në kuadër të video konferencës, ministrja Haradinaj- Stublla dhe ambasadorja Barišić, janë dakorduar që të intensifikohet partneriteti dypalësh në të gjitha dimensionet, përfshirë edhe luftën e përbashkët anti-Covid 19.

Të ngjashme