Haradinaj – Stublla: Mirënjohje Londrës për qëndrimin parimor dhe konsistent ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Aleatët kyç si Mbretëria e Bashkuar, i kanë qëndruar afër popullit dhe shtetit të Kosovës pandërprerë përgjatë rrugëtimit tonë të çlirimit, rindërtimit dhe pavarësisë, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, në një video-thirrje të zhvilluar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Kryediplomatja e Kosovës shprehu mirënjohjen për Londrën zyrtare edhe për qëndrimin parimor dhe konsistent në përkrahje të pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës në raport me marrëveshjen finale me Serbinë.

“Përkrahja britanike në ndërtimin dhe profesionalizimin e Forcës sonë të Sigurisë dhe integrimin e saj drejtë NATO-s, mbetet e pazëvendësueshme”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që ky proces të thellohet edhe më tej, deri në anëtarësimin e plotë të shtetit tonë në strukturat Euro-Atlantike.

Të ngjashme