Haradinaj-Stublla ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të homologut Heiko Maas

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë nga homologu gjerman Heiko Maas.

Sot Ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit, ndërsa nesër do të pritet nga homologu, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Heiko Maas.

Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme