Haradinaj-Stublla: Po diskutohet mundësia që diaspora jonë të vijë pa pengesa në Kosovë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti është vendosur që të hapet kufiri me Shqipërinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla tha se ky vendim është vazhdim i vendosmërisë për të qenë një, në sukses e në sfida.

Tutje, ministrja tregon se po diskutohet rikthimi i lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre.

“Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida. Bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojmë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre”, ka shkruar ajo.

Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida. Bashkë me kabinetin…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Sonntag, 7. Juni 2020

Të ngjashme