Haradinaj-Stublla priti në takim njoftues Ambasadorin Bencze, falënderon Hungarinë për mbështetje ndaj Kosovës

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të martën ka pritur në një takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për proceset shtetndërtuese, dhe sidomos në përkrahjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Të ngjashme