Haradinaj-Stublla reagon ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin.

Deklaratat e tilla Haradinaj-Stublla, i ka cilësuar të papranueshme.

Ajo në një intervistë në “Vizion Plus”, ka thënë se ndërkombëtarët nuk duhet të heshtin përballë këtyre deklaratave.

“Kemi një deklaratë zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes se Serbisë ku i quan me gjuhë raciste, diskriminues, fyese shqiptarët duke iu referuar fondit ndërshtetëror që kemi krijuar mes dy qeverive. Prandaj për këtë do të duhet të ngrihet zëri ndërkombëtarisht dhe faktori ndërkombëtar të reagojë”.

Kryediplomatja e Kosovës ka folur edhe situatës së krijuar së fundi në Kosovë, pas arrestimeve të para nga Gjykata Speciale.

Ajo tha se kjo gjykatë po mundohet të krijojë barazi mes viktimës dhe agresorit.

“Kjo gjykatë dhe kjo asimetri mundohet të krijojë barazi mes agresorit dhe viktimës dhe kjo s’do pranohet nga ne asnjëherë dhe nuk është se kjo nuk na bren si popull, i cili ka kaluar përvuajtje të shumta dhe nëpër krimet gjenocidale të Serbisë dhe duke e ditur që Serbia ende nuk ka kërkuar falje për ato krime”.

Të ngjashme