Haradinaj-Stublla: Serbia po vazhdon shkeljen e Marrëveshjes së Washingtonit

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Serbia po vazhdon ta shkelë marrëveshjen e Washingtonit.

Në Twitter, ajo i ka reaguar deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, i cili ka kërkuar nga ambasadori i Katarit që të ndalë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës, duke shtuar se përveç mosmarrëveshjeve mbi Kosovën, nuk kanë çështje të tjera të hapura në marrëdhëniet dypalëshe.

Ndërkaq, Haradinaj-Stublla për shkeljen e Marrëveshjes në Washington, i është referuar pikës ku kërkohet të mos lobohet për çnjohje.

“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Washingtonit, referuar kërkesave zyrtare dhe jozyrtare ndaj vendeve që të mos e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Është Ministria e Punëve të Jashtme që po bën të kundërtën e asaj çfarë ka nënshkruar Vuçiqi”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme