Haradinaj Stublla takohet me ambasadorin Minxhozi, diskutojnë per mbledhjen e dy Qeverive

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Ministrja Haradinaj dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar për përgatitjet para mbledhjes së dy qeverive, takim ky që do mbahet me 2 tetor.

“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive me 2 Tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt” është shprehur kryediplomatja Haradinaj-Stublla.

Të ngjashme