Haradinaj-Stublla uron Finlandën për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe
institucionet e Republikës së Finlandës, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në 103 vjetorin e pavarësisë së Finlandës, Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet mik, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 7 mars të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 2 shkurt të vitit 2009.

“Ne jemi mirënjohës për ndihmën që Finlanda i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë rrugëtimit të shtetndërtimit, për angazhimin e ish presidentit Martti Ahtisaari, kontributin për paqe të qëndrueshme në kuadër të KFOR-it, njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

Shefja e diplomacisë kosovare Haradinaj-Stublla ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme