Haradinaj-Stublla uron Gjermaninë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Minstrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Gjermaninë për 30 vjetorin e ditës së unifikimit, që shënon ribashkimin e këtij vendi pas rënies së Murit të Berlinit.

Haradinaj-Stublla në emër të popullit dhe Qeverisë së  Kosovës, në këtë përvjetor u shpreh për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë, që ia bëri Kosovës gjatë gjithë rrugëtimit për shpëtim-çlirim, rindërtim, pavarësi, shtet ndërtim, dhe së fundmi për mbështetjen vendimtare në mbrojtjen e integritetit tonë territorial dhe kushtetues.

“Ngjarja historike që bashkoi kombin gjerman në 3 tetor 1990, solli shpresat e ndryshimit, paqes dhe demokracisë për të gjitha kombet në botë. Rënia e Murit të Berlinit dhe finalizimi i negociatave për bashkimin e Gjermanisë patën një ndikim të madh në të gjitha lëvizjet demokratike në Evropë, e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, në kërkimin e lirisë prej komunizmit dhe shtypjes sistematike, dhe krijimin e shoqërive demokratike dhe të lira.

Shpreh angazhimin tim të plotë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin tonë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe, në forcimin e lidhjeve gjithnjë e më të ngushta të partneritetit dhe miqësisë mes Kosovës e Gjermanisë”, u shpreh ministrja,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme