Haradinaj-Stublla uron Olta Xhaçkën për detyrën e re

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar Olta Xhaçka, me rastin e marrjes së detyrës së re si Ministre për Evropë dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se beson në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Pres vazhdimin e bashkëpunimin për forcimin e kauzës kombëtare në rajon, si dhe intensifikimin e koordinimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, drejt rrugës për integrimin e plotë Euro-Atlantik të shteteve tona” u shpreh Kryediplomatja Kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme