Haradinaj-Stublla uron popullin e Bullgarisë për Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, institucionet dhe popullin e Republikës së Bullgarisë, me rastin e Ditës së Çlirimit. 

Shefja e diplomacisë kosovare, uroi popullin mik bullgar për  shëndet, mirëqenie dhe prosperitet, ndërsa ka shprehur edhe  mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë ndaj forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si dhe në rrugën integruese të saj.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Bullgarisë gëzojnë një marrëdhënie të fortë, ndërsa popujt tanë një miqësi të përhershme. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Bullgarisë në rrugën tonë të shtet-ndërtimit dhe tanimë edhe drejt rrugës të integrimit të plotë Euro-Atlantik.”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Republika e Bullgarisë është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në 20 Mars 2008, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në 11 qershor 2009

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme