Haradinaj – Stublla uron popullin e Hungarisë për Ditën Kombëtare

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Hungarisë me rastin e Ditës Kombëtare.

Me këtë rast ministrja Haradinaj – Stublla, ka shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e Republikës së Hungarisë, ndërsa ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Hungarisë më 19 mars të vitit 2008. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme