Haradinaj-Stublla uron popullin e Principatës së Andorras për Ditën Kombëtare

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Principatës së Andorras me rastin e Ditës Kombëtare.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti, ministrja Haradinaj Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e Andorras.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Andorra më 8 qershor të vitit 2011, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 14 shtator 2011.

Të ngjashme