Haradinaj-Stublla uron popullin e San Marinos për Ditën Kombëtare

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së San Marinos me rastin e Ditës Kombëtare.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e njëres prej republikave më të vjetra në botë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e San Marinos.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e San Marinos me 12 maj të vitit 2008. Ndërsa dy shtetet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike me 3 maj të vitit 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme