Haradinaj-Stublla uron popullin e Shën Kits dhe Nevis me rastin e përvjetorit të pavarësisë

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur urime të përzemërta për popullin e Shën Kits dhe Nevis me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

“Republika e Kosovës është e gatshme për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve”, është shprehur Haradinaj-Stublla.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga shtetet Shën Kits dhe Nevis, me 28 tetor të vitit 2012, ndërsa lidhja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve është bërë me datën 4 mars 2016

Të ngjashme