Haradinaj-Stublla videokonferencë me Kosnett, merr përkrahje për Vetingun Diplomatik

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mbajtur një videokonferencë me ambasadorin e SbBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Ajo ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin amerikan për gjendjen aktuale në këtë ministri ashtu si edhe për prioritetet që ka ajo, me theks të veçantë për Vetingun Diplomatik.

Haradinaj-Stublla ka shtuar se “lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-në është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari i përket botës së udhëhequr nga Amerika”.

Postimi i plotë:

Në një videokonferencë shumë përmbajtësore dhe të përzemërt me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Philip Kosnett, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin jetik të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës. Lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari i përket botës së udhëhequr nga Amerika.

E njoftova Ambasadorin Kosnett për gjendjen e gjetur në MPJD, për vizionin dhe prioritetet politike e funksionale, për të cilat gjeta mbështetje nga ana e tij, sidomos në reformën e planifikuar të Shërbimit të Jashtëm që do realizohet përmes projektit të Vetingut Diplomatik.

U dakorduam që të thellojmë e fuqizojmë bashkëpunimin bilateral, sidomos në koordinimin dhe përafrimin e objektivave të politikës së jashtme, me theks të veçantë ndërtimin e bashkëpunimit me mekanizmat e NATOs.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme