Haradinaj takohet me diplomatin amerikan Matthew Palmer

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 15:00 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, në Departamentin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, është pritur në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në fillim të takimit mediet janë lejuar që të marrin pamje. Përderisa të dy nuk kanë folur për media për temat e takimit, raporton Ekonomia Online.

Por Palmer për Kosovën foli në Serbi. Në shtetin fqinj ai qëndroi dje, atje zhvilloi një takim me presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Gazeta serbe Novosti duke u thirrur në burimet e veta shkruan se Vuçiq dhe Palmer kanë shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë të hapur për Kosovën.

Pavarësisht debateve, Palmer dhe Vuçiq u dakorduan që dialogu është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takim me Palmerin ka zhvilluar edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Kjo e fundit ia përmendi diplomatit amerikan dërgimin e ROSU-s në veri për ta arrestuar Marko Gjuriqin.

Të ngjashme