Haradinaj takohet me ambasadorët Cufaj dhe Gashi, flasin për vizitën e delegacionit gjermano-francez në Prishtinë

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me ambasadorët ka diskutuar për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë.

“Në takimin e mëngjesit të sotëm së bashku me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë ku diskutuam për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.

Ndryshe një delegacion i përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë do ta vizitojë sot Kosovën./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme