Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman- Berlini forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Haradinaj thotë se ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

“Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integriminin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi”.

“Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të Kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme