Haradinaj takon deputetët gjermanë, flasin për dialogun dhe vizat

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin ka zhvilluar takim me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hardinaj ka thënë se me deputetët gjermanë ka biseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë.

“Kam shprehur qëndrimin se Kosova është pro dialogut për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues. Ritheksova se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv”, ka thënë Haradinaj.

Më tej ka thënë se roli i shtetit gjerman ka qenë dhe mbetet i fuqishëm për konsolidimin e brendshëm e të jashtëm të shtetit të Kosovës dhe aktualisht Kosova gjendet në pikën kulmore të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme